Kristjan Asllani ishte në konferencë për shtyp përballë gazetarëve për të prezantuar duelin e radhës të Shqipërisë në Nations League. Mesfushori zikaltër në fjalën e tij u përpoq që të ftonte shokët e skuadrës të bënin kujdes në duelet një kundër një me yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.
“Të dy skuadrat vijnë nga fitorja, ata fituan me rezultat te thellë ndaj Çekisë. Jemi të lumtur që biletat kanë mbaruar dhe i kemi tifozët në stadium”, tha Asllani.
Mes të tjerash ai vlerësoi se: “Gjerogjia është ekip që tani po rritet. Jemi stërvitur mirë. Ndeshjen me Ukrianën do ta harrojmë dhe duhet të mendojmë për këtë ekip”.
Gazetarët nuk mund të evitonin që të flisnin edhe për episodin e sikletshëm me Rey Manajn. “Unë dhe Rei jemi shumë shokë. Ato gjëra ngelen në fushë. Unë i kërkova falje, se të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është që fituam ndeshjen. Të gjithë sulmuesat duan të bëjnë gol. Këtë gjë e kemi harruar dhe do të mendojmë vetëm për ndeshjen”, tha mesfuhsori.