RTSH Sport Live

Asllani zgjidhet në formacionin e javës në Nations League

  • 16/10/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Asllani zgjidhet në formacionin e javës në Nations League

Është një nga elementët më të çmuar të kombëtares shqiptare dhe me golin e tij vulosi fitoren historike të Shqipërisë në Gjeorgji.

Kristjan Asllani është përzgjedhur në formacionin e javës së Nations League (për ndeshjet e katërta) nga faqja e specializuar e statistikave whoscored.com.

Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.63 dhe është një nga lojtarët me notën më të lartë mes 11 më të mirëve të ndeshjeve të katërta të Nations League.