RTSH Sport Live

Aston Martin zyrtarizon goditjen e madhe, vjen firma me super inxhinierin

  • 10/09/2024
  • |
  • Formula 1
Aston Martin zyrtarizon goditjen e madhe, vjen firma me super inxhinierin

Skuadra britanike “Aston Martin” ka zyrtarizuar ditën e sotme firmën me super inxhinierin Adrain Newey.

65-vjeçari kishte vendosur që të largohej nga “Red Bull” para pak muajsh ndërsa për të vazhduar karrierën kishte dy alternativa. Por pas zyrtarizimit të sotëm garën mes “Ferrari“-t dhe “Aston Martin” e fitoi shtëpia automobilistike britanike.

“Ndryshimi i skuadrës nuk është aspak i lehtë pasi duhet kohë të kuptosh si funksionon ekipi i ri. Duhet kohë për tu integruar”, tha Adrain Newey.