Atalanta mori sot një fitore të madhe në Verona duke e mundur me shifrat 5-0. Protagonisti kryesor i këtij dueli ishte Retegui pasi katër prej pesë golave mbajnë firmën e tij.
Në këtë duel spiakti edhe kapiten Gjimshiti jo vetëm për faktin se bergamaskët nuk pësuan asnjë gol. Shqiptari ishte autor i asistit të golit të dytë të shënuar nga italiani i natyralizuar.
Në fund të duelit Gjimshiti doli përpara mikrofonëve të “DAZN” dhe tha: “Jam shumë i lumtur për Retegin pasi ai është prej atyre që punojnë fort gjatë të gjithë javës. Puna e bërë prej tij në stërvitje reflektohet në ndeshjet zyrtare ku gjithmonë e më shumë po kthehet në protagonist”.
Mes të tjerash Gjimshiti u pyet si e kishte përjetuar humbjen me Bolonjën. “Për momentin kemi shumë lojtar të dëmtuar. Mendoj se në disa ndeshje nuk kemi marrë atë që meritonim. Me Bolonjën nuk e meritonim të humbnim”, arsyetoi kapiteni kuqezi.