RTSH Sport Live

Atalanta përmbys Salernitanën, kursehet Gjimshiti

  • 06/05/2024
  • |
  • Itali
Atalanta përmbys Salernitanën, kursehet Gjimshiti
Mbrojtësi kuqezi e nisi nga stoli sfidën, për tu aktivizuar në minutën e 80-të të Scamacca

Atalanta mposhti Salernitanën 2-1 në ndeshjen e javës së 35-të të Serisë A dhe bashkohet me Romën në vendin e pestë, duke u rikthyer në zonën e Champions League me ende një ndeshje më pak se verdhekuqtë. Berat Gjimshiti e nisi nga stoli këtë sfidë, për tu aktivizuar më pas në minutën e 80-të në vend të Scamacca.

Skuadra e Campania-s, tashmë e rënë në Serinë B, luajti një pjesë të parë mjaft krenare, duke e thyer bllokimin pas 18' me golin e mrekullueshëm të Tchaouna.

Në pjesën e dytë, megjithatë, djemtë e Gasperinit me meritë e përmbysën atë, falë finalizimit të Scamacca (57') dhe goditjes së shkëlqyer me të majtën të Koopmeiners (63').

Periudha e zjarrit për lojtarët e Bergamos nis në mënyrën më të mirë të mundshme, tani në pritje të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League me Marsejën, më pas përplasjen vendimtare me Romën dhe në fund finalen e Kupës së Italisë me Juventusin.