RTSH Sport Live

Atentat boksierit shkodran

  • 07/09/2024
  • |
  • Të tjera
Atentat boksierit shkodran
Plumba ndaj automjetit të drejtuar nga boksieri Arjon Kajoshi

Në Shkodër është shënuar një ngjarje e rëndë. Në drejtim të makinës së Sokol Kajoshit është qëlluar me plumba, ndërkohe qe  në mjet ndodhej edhe i biri, boksieri Arjon Kajoshi. Per fat nuk  pati të lënduar. Hetimet e para e lidhin ngjarjen me një sherr të ndodhur në qershor të këtij viti, ku është përfshirë djali tjetër i kesaj familjeje. Policia ka shpallur si autor të dyshuar Alban Bruçajn.

Plumba ndaj automjetit të drejtuar nga boksieri Arjon Kajoshi në Shkodër. Ka qenë ora 12:30 minuta kur në drejtim të një makine u qëllua 5 herë me armë zjarri, fatmirësisht pa kapur drejtuesin, që braktisi automjetin

Sipas policisë vendore të Shkodrës  automjeti është në pronësi të Sokol Kajoshit por drejtues ka qenë i biri, boksieri Arjon Kajoshi. Vetëm disa orë më vonë policia e Shkodrës identifikoi autorin e dyshuar Alban Bruçajn. Tentativa për vrasjen e kësaj të shtune, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje të ndodhur në qershor të këtij viti, ku 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin të atin e Albanit, mes të cilëve u shpall në kërkim edhe Arlind Kajoshi, vëllai i boksierit  Arjon Kajoshi.

I gjithë atentati ka ndodhur në mes të ditës në një nga akset më të frekuentuara në qytet, duke sjellë kështu frikë dhe panik në radhët e qytetarëve. Policia vendore e Shkodrës bën me dije se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.