RTSH Sport Live

Atlanta bie në Miami, Memphis e New Orleans barazohen

  • 20/04/2022
  • |
  • Basketboll
Atlanta bie në Miami, Memphis e New Orleans barazohen
45 pikë nga Jimmy Butler i japin Miami suksesin e dytë në serinë e ndeshjeve play off

45 pikë nga Jimmy Butler (maksimumi i ri i karrierës) i japin Miami 2-0 në serinë e playoff-it të NBA kundër Atlantës. Bogdanovic dhe Young, përkatësisht me 29 dhe 25 pikë, u përpoqën të rregullojnë lojën e miqve, por pa sukses. Performanca e Butler nuk la shumë mundësi për Atlantën.

Memphis mposhti Minesotën dhe e rikthen serinë në barazim. Brandon Ingram shënoi 37 pikë. Bie në sy performance e lojtarëve të stolit, të cilët shënuan gjithësej 70 pikë. Edhe Neë Orleans është gjithashtu 1-1 duke mposhtur Phoenix-in si mysafir, i cili humbet gjithashtu Devin Booker për shkak të lëndimit në pjesën e dytë pas një pjese të parë të shkëlqyer.

REZULTATET

MIAMI HEAT-ATLANTA HAWKS 115-105

MEMPHIS GRIZZLIES-MINNESOTA TIMBERWOLVES 124-96

PHOENIX SUNS-NEW ORLEANS PELICANS 114-125