Pakënaqësia dhe indinjata shpërthejnë në mesin e tifozëve të Atletico Madridit që u dyndën në Milano me 3500 veta për ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve kundër Interit. Shumë prej tyre u detyruan të prisnin gjatë, pothuajse një orë të pafundme me shumë tension e madje edhe pak frikë, para se të arrinin të hynin në stadium, aq më tepër pasi ndeshja kishte filluar.
Në fund të sfidës, atyre iu desh të prisnin një orë për të qenë në gjendje të largoheshin dhe shumë prej tyre kishin probleme me kthimin në qendër, duke qenë se vetëm një linjë metroje ishte e hapur. Për të gjitha këto arsye ata janë gati të denoncojnë policinë e Milanos dhe personelin e sigurisë së Interit, siç raporton Mundo Deportivo.
Unioni Ndërkombëtar i Tifozëve të Atlético Madrid ka mbledhur ankesat e tifozëve të pranishëm në Milano dhe ka njoftuar se do të denoncojë personelin e sigurisë së Interit dhe vetë policinë italiane në UEFA. “Ne kemi mbështetur gjithmonë veprimet dhe masat që synojnë kontrollin e personave të dhunshëm, por nuk është e kuptueshme të shtrihet tek të gjithë tifozët”.
“Nuk ka asnjë justifikim dhe ne do t'i kërkojmë klubit tonë të marrë masat e duhura që ngjarje të tilla fatkeqe të mos përsëriten.Nëse ka një grup tifozësh me sjellje të dhunshme , janë ata që do të duhet të identifikohen dhe denoncohen, madje edhe t'i pengojnë të hyjnë në fusha ose t'i dëbojnë nëse shkelin ligjin ose shqetësojnë pjesën tjetër të tifozëve. Por ne nuk mund të pranojmë të trajtojmë mijëra njerëz si të ishin bagëti”.
Ne po mbledhim të gjitha llojet e informacionit nga anëtarët dhe tifozët tanë në përgjithësi, për të informuar klubin dhe për të studiuar së bashku se çfarë vendimesh duhet të merren për tifozët paqësorë dhe të civilizuar që pengohen në stadiume”.