RTSH Sport Live

Atletiko befason Realin, derbi mbyllet pa fitues

  • 04/02/2024
  • |
  • Spanjë
Atletiko befason Realin, derbi mbyllet pa fitues
Përfundon 1-1, golit të Diaz i përgjigjet Llorente

Reali i Madritit u ndal në një barazim 1-1 me Atletikon në derbin e kryeqytetit, duke u shkëputur vetëm dy pikë në krye të renditjes pas 23 javësh të luajtura në “La Liga”. Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti mendoi se kishte marrë 3 pikë mjaft të vyera, falë golit të realizuar nga Brahim Diaz në pjesën e parë, duke u hakmarrë kështu për atë humbje ndaj rivalëve të kryeqytetit që eliminuan pak javë më parë nga Kupa e Spanjës.

Atletiko, që e ka gjetur një gol në fillimin e pjesësë së dytë, por ai është anuluar nga Sistemi i Ndihmës-Gjyqtarit të Videos (VAR), për pozicion jashtëloje, e ka gjetur golin që vlen vetëm në minutat shtesë. Ishte Llorente që mposhti Lunin në shtesë për të vendosur gjithçka në barazpeshë.

Reali mbetet në vendin e parë me 58 pikë, kurse Atletiko në vendi ne katërt me 48 pikë.