RTSH Sport Live

Atletiko Madrid “u mbyll” derën koncerteve të Realit të Madridit

  • 15/09/2024
  • |
  • Spanjë
Atletiko Madrid “u mbyll” derën koncerteve të Realit të Madridit

E përditshmja e njohur spanjolle “El Confidencial” ka bërë me dije refuzimin që i ka bërë Atletiko Madrid “kushurinjve” të Realit sa i përket kërkesës që i kanë bërë këto të fundit për spostimin e disa eventeve muzikore, të cilat ishin të programuara që të mbaheshin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas të përditshmes stadiumi i sapondërtuar i Realit ka dështuar të kalojë provën akustike edhe pse janë shpenzuar miliona euro. Koncertet e mbajtura deri më tani janë kthyer në një makth për komshinjtë, të cilët janë ankuar dhe si duket kanë fituar kauzën e tyre në Bashki.

Kjo e fundit ka detyruar Realin që të mos oreganizojë më koncerte në stadium, por klubi madrilen nuk mundet që të ndërpresë në këtë mënyrë bashkëpunimin me “Universal Music” dhe “The Rock Entertainment”. Deri më tani mendohet se janë shitur 240.000 mijë bileta dhe ky është një problem i madh për Realin e Madridit.

Për këtë arsye Florentino Perez i ka kërkuar ndihmë homologut të tij te Atletiko Madrid, por ky i fundit ka refuzuar që të hapë dyert e “Metropolitano”-s për koncertet e Realit.