RTSH Sport Live

Australian Open, Tsitsipas dhe Khachanov kalojnë në gjysëmfinale

  • 24/01/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, Tsitsipas dhe Khachanov kalojnë në gjysëmfinale

Në Australian Open u vendos sot çifti i parë gjysëmfinalist për meshkuj. Stefanos Tsitsipas u rikthye mes katër më të mirëve të turneut për herë të katërt në pesë edicionet e fundit. Greku kaloi çekun Jiri Lehecka (i 71 në renditjen ATP) me shifrat 6-3, 7-6, 6-4.

Në rast se do të fitonte turneun greku jo vetëm do të merrte Slam-in e parë të karrierës por me të do të arrinte dhe vendin e parë në renditjen ATP duke parakaluar Alcaraz.

Të premten ai do të sfidojë rusin Karen Khachanov, i cili vetëm katër muaj më vonë pasi arriti gjysëmfinalen e parë të një Salm-i siç ishte ai i “Flushing Meadows” në SHBA, arriti mes katër më të mirëve edhe Australian Open pasi rivali i tij Sebastian Korda u tërhoq. Në momentin kur amerikani vendosi të braktiste ndeshjen dueli ishte në favor të rusit në shifrat 7-6 6-3 3-0. Dëmtimin në pulsin e dorës të djathtë amerikani e mori në setin e dytë kur ishte në avantazh 3-2.

Amerikani thërriti stafin mjekësorë, por në lojë u vu re se dhimbjet vazhduan dhe ishte i pashmangshëm largimi. Sa i përket precedentëve mes Tsitsipas dhe Khachanov janë pesë dhe të gjithë të fituar nga greku.

Australian Open (meshkuj)

  • [18] Khachanov - [29] Korda (SHBA) 7-5, 6-3, 3-0 
  • [3] Tsitsipas (Gre) - Lehecka (Rep.Çek.) 6-3, 7-6, 6-4

Sa i përket tenisteve femra, Elena Rybakina, fituesja në fuqi e “Wimbledon”-it, mundi për herë të parë Jelena Ostapenko-n dhe u kualifikua kështu për herë të parë mes katër më të mirave të Australian Open. Kampionia nga Kazakistani mundi në dy sete (6-2 6-4) fituesen e Roland Garros të 2017. Në gjysëmfinalen e të enjtes e pret Victoria Azarenka. Tenistia nga Bjellorusia  mundi në dy sete (6-4, 6-1) amerikanen Jessica Pegula.

Australian Open (femra)

  • [22] Rybakina (Kaz) - [17] Ostapenko (Let) 6-2, 6-4
  • [24] Azarenka - [3] Pegula (SHBA) 6-4, 6-1