RTSH Sport Live

Australian Open, Tsitsipas mund Sinner në 5 sete

  • 22/01/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, Tsitsipas mund Sinner në 5 sete

Gjithçka përfundoi siç kishte përfunduar edhe 12 muaj më parë me Stefanos Tsitsipas që merr duartrokitjet e publikut dhe Sinner që largohet para kohe. I vetmi ndryshim për Sinner, të cilin humbja e një viti më parë e detyroi që të ndryshonte trajner, ishte se këtë vit doli krenar nga “Rod Laver Arena” pasi luajti si i barabartë me njërin prej tenistëve më të mirë.

Sa i përket ndeshjes duhet thënë se ishte e copëtuar. Në dy setet e para greku dominoi dukshëm italianin, i cili u rikthye fuqishëm në setin e tretë dhe të katërt duke barazuar gjithçka. Në fund beteja që zgjati plot katër orë i shkoi Tsitsipas me shifrat 6-4, 6-4, 3-6, 4-6, 6-3.