RTSH Sport Live

Bajern e Real, atmosfera të ndryshme

  • 29/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Bajern e Real, atmosfera të ndryshme
Hënes trazon ujërat te bavarezët me sulmin kundër Tuhel, qetësi në Madrid

Bajern dhe Real vijnë në përballjen mes tyre në Champions League pas fitoreve në kampionat, por jo me të njëjtën qetësi jashtë fushe. Te bavarezët, Uli Hënes ka trazuar atmosferën me dekalratat për trajnerin Tuhel.

Bajern i Mynihut dhe Real Madrid do të ndeshen të martën në Allianz Arena për të 27-tën herë në Champions League, përballja që është parë më shumë se të gjitha në kompeticionin kryesort evropian. Një klasike evropiane, në të cilën skuadrat shkojnë përmes atmosfera të ndryshme. Të dyja i kanë fituar ndeshjet e fundit në kampionat, Reali duke iu afruar edhe një hap tjetër titullit kampion në Spanjë, ndërsa Bajern ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Të dyja janë edhe probleme me dëmtimet apo pezullimet, megjithatë në fundjavë Ançeloti e Tuhel kanë mundur të lënë pushim lojtarë të rëndësishëm, duke u kursyer forcat për takimin në Champions. Ndryshimi qëndron në atmosferat që rrethojnë skuadrat jashtë fushave. Te Real mbizotëron qetësia, ndërsa te Bajern situata është trazuar pas sulmit të ish-presidentit Hënes ndaj trajnerit Tuhel, duke thënë se ai nuk zhvillon lojtarët e rinj.

Tuhel është ndjerë i ofenduar dhe ka deklaruar se është krejtësisht e kundërta, gjatë gjithë karrierës së tij, por telenovela ka vazhduar, me Hënesin që shprehet në një tjetër intervistë se ruan të njëjtin mendim. Kjo ka sjellë irritim në klub dhe te tifozët, më tepër për kohën plotësisht të papërshtatshme për të bërë kritika të tilla.