Nedim Bajrami është lojtar i ri i Sassuolos. Pas mbylljes së negociatave me Empolin, mesfushori kuqezi iu bashkua klubit të ri duke nënshkruar kontratën.
Nedim Bajrami foli disa fjalë për mikrofonat e gianlucadimarzio.com: “Gjithçka u bë, jam i lumtur, nesër nisem me skuadrën. Takoj Dionisin, këtu edhe për të? Po sigurisht, fola me të mbrëmë, jam shumë i lumtur që e gjeta përsëri. A dëgjoheni me shokët? Kam folur me Pinamontin, me të cilin kam luajtur vitin e kaluar”.
Mesfushori shqiptar është transferuar orët e fundit të merkatos së janarit në klubin emilian për 6 milionë euro. Bajrami do të zëvendësojë te Sassuolo Ahmed Traore-n i cili është transferuar te Burnemuth në Angli për 30 milionë euro. Bajrami është një dëshirë e vjetër e trajnerit Dionisi, pasi në merkaton e verës kishte kërkuar transferimin e tij.
Si do të ndryshojë Sassuolo me ardhjen e Bajramit? Dionisi do të konfirmojë rreshtimin 4-3-3, me Bajramin gati për të marrë rolin e mesfushorit të majtë. Nuk përjashtohet që, nëse është e nevojshme, trajneri i Sassuolo-s të vendosë bast për shqiptarin edhe në rolin e sulmuesit të krahut, apo si trekuartist në rast të një kalimi të skemës në 4-2-3-1. Dukshmëri taktike, cilësi dhe një lojtar asistmen. Bajrami do të përpiqet të ketë një ndikim total në realitetin emilian duke dhënë gjithcka nga vetja në këtë fazë të dytë të kampionatit italian.