RTSH Sport Live

Ballhysa i përgjigjet Zekës, Laçi e Partizani ndahen në “paqe”

  • 16/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Ballhysa i përgjigjet Zekës, Laçi e Partizani ndahen në “paqe”
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes kurbinasve dhe të kuqve, e vlefshme për javën e pestë të “Abissnet Superiore”

Gjithçka është mbyllur në “paqe”. Laçi dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e javës së pestë të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Pas një pjese të parë pa gola, në pjesën e dytë ishin të kuqtë që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 80-të. Një sulm nga e djathta me Binsuka, me finalizimin e Zekës, për një 0-1.

Por avantazhi i Partizanit zgjati vetëm pesë minuta pasi Ballhysa vendosi barazpeshëm me një asistim të Prodanit, për një 1-1 që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.