RTSH Sport Live

Barça, ​​Xavi: Krenar për këtë ekip, duam gjysmëfinalen

  • 10/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Barça, ​​Xavi: Krenar për këtë ekip, duam gjysmëfinalen
Trajneri katalanas ka komentuar suksesin 3-2 të arritur në “Parc des Princes” përballë PSG-së

Trajneri i Barcelonës, Xavi foli pas ndeshjes kundër PSG-së të fituar me rezultatin 3-2, e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. “Jam shumë krenar për ekipin tim. Mendoj se zëvendësuesit bënë shumë mirë. Ne studiuam gjithë javën, e dinim që anësorët duhej të jepnin më të mirën, por nuk ka mbaruar ende”.

Ku mund të shkojë Barcelona? - “Fitore e rëndësishme, ne vuajtëm shumë sepse PSG-ja bëri shumë presion. Synimi ynë është të arrijmë në gjysmëfinale dhe kemi një avantazh”.

Çfarë ju pëlqeu më shumë? - “I lumtur, sepse edhe të rinjtë kanë treguar se janë të pjekur. Suksesi vjen edhe nga Akademia”.

A duhet të keni durim me të rinjtë? - "Nëse një i ri ka cilësi, ai duhet të luajë, durimi nuk ka të bëjë me të”.

Për të ardhmen e tij? - “Ne po mendojmë për rikthimin dhe për të shkuar në gjysmëfinale”.