RTSH Sport Live

Barcelona aplikon për kredi për të paguar klauzolën e Niko Uillmiams

  • 19/07/2024
  • |
  • Spanjë
Barcelona aplikon për kredi për të paguar klauzolën e Niko Uillmiams

Niko Uilliams mund të transferohet në Barcelonë. Drejtori sportiv i klubit katalan është takuar në Zaragoza të mërkurën e kaluar me menaxherin e lojtarit, Féliks Tainta.

Por që gjithçka të konkretizohet Barcelonës i duhet grumbullojë shifrën e klauzës së kërkuar nga Atletik Bilbao në këmbimë të kartonit të lojtarit.

Sipas “Cadena Ser” Barcelona ka marrë një kredi prej 100 milionë eurosh në muajin maj pasi kishte probleme me likuiditetin për shkak të dështimit në kupat e europës. Tani mësohet se Barcelona do të rikthehet edhe një herë në dyert e bankave pasi i duuhet fonde për të financuar merkaton.