RTSH Sport Live

Barcelona gjen Mançester Junajtid, i buzëqesh fati Juves

  • 07/11/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Barcelona gjen Mançester Junajtid, i buzëqesh fati Juves
Ndër ndeshjet më interesante të vendosura nga shorti i Nyonit janë Juventus-Nantes, Roma-Salzsburg, Barcelona-Manchester United dhe Sevilla-PSV Eindhoven

Të hënën në selinë e UEFA-s në Nyon (Zvicër) u hodh shorti për fazën eliminatore të UEFA Europa League 2022/23. Ndër sfidat më interesante veçohen Barcelona-Manchester United, Juventus-Nantes, Roma-Salzburg dhe Sevilla-PSV Eindhoven. Ndeshjet luhen më 16 dhe 23 shkurt.

Vendet e para të fazës së grupeve kalojnë menjëher në raudnin tjetër, ndërsa në këtë raund do të përballen 8 skuadrat e vendeve të dyta të Europa League dhe 8 skuadrat që vijnë nga Champions League.

Play-off për fazën eliminatore të Europa League

Barcelona (ESP) - Manchester United (ENG)
Juventus (ITA) - Nantes (FRA)
Sporting CP (POR) - Midtjylland (DEN)
Shakhtar Donetsk (UKR) - Rennes (FRA)
Ajax (NED) - Union Berlin (GER)
Leverkusen (GER) - Monaco (FRA)
Sevilla (ESP) - PSV Eindhoven (NED)
Salzburg (AUT) - Roma (ITA)

Kush është kualifikua në raundin e 16-shes?

Arsenal (ENG)

Betis (ESP)

Fenerbahçe (TUR)

Ferencváros (HUN)

Feyenoord (NED)

Freiburg (GER)

Real Sociedad (ESP)

Union Saint-Gilloise (BEL)

Datat e Europa League

Play-off-et për fazën eliminatore: 16 dhe 23 shkurt

Raundi i 16-shes: 9 dhe 16 mars 2023

Çerekfinalet: 13 dhe 20 prill 2023

Gjysmëfinalet: 11 dhe 18 maj 2023

Finalja: 31 maj 2023 në Puskás Arena në Budapest(Hungari)