Te Barcelona, me La Ligën tashmë thuajse të humbur, mendimet janë kryesisht te merkato dhe pasardhësi i Xavi-t, i cili tashmë ka shpallur lamtumirën e tij me katalanasit në qershor.
Drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë të afrojnë në skuadër një anësor të talentuar që garanton shpejtësi dhe gola. Ai që pëlqehet shumë është Rafael Leao iMilanit, një lojtar i vëzhguar edhe në të kaluarën kur hezitoi të rinovojë me kuqezinjtë dhe që në fund vendosi të qëndronte në Itali.
Spanjollët e shohin atë si një lojtar të aftë për të bërë gjëra të mëdha, i cili do të sillte shumë shpejtësi në krah dhe gola, edhe nëse këtë sezon ai nuk ka spikatur për aftësitë e tij në finalizm.
Ylli i Milanit ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh të vlefshme vetëm nga data 5 deri më 15 korrik.