Barcelona ka siguruar blerjen e parë për sezonin 2025/26, duke shtuar një talent në organikë për të mbushur një boshllëk të rëndësishëm në skuadrën e Hansi Flick.
Jonathan Tah ka zgjedhur të bashkohet me skuadrën spanjolle, duke u larguar nga Bayer Leverkusen dhe do të vijë në Barcelonë si lojtar i lirë në verë, ka njoftuar Mundo Deportivo.
Tah, që është një lojtari i përfaqësueses gjermane, ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje te Barcelona. Qendërmbrojtësi ka marrë vendimin e tij përfundimtar dhe ka zgjedhur Barcelonën, ndëonëse për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar.