RTSH Sport Live

Barcelona, në finale të Superkupës së Spanjës

  • 23 orë para
  • |
  • Spanjë
Barcelona, në finale të Superkupës së Spanjës
Katalanasit kanë mposhtur Bilbaon me rezultatin 2-0

Me një gol në çdo pjesë loje, Barcelona likuidon Bilbaon me një rezultat 2-0, edhe pa Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët nga nesër do t'i rikthehen në dispozicion të Flick. Gavi dhe Yamal i dërgojnë katalanasit në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të gjejnë një mes Real Madridit dhe Mallorcas, të cilët do të garojnë nesër.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, një kombinim i bukur i katalanasve, me Gavi që finalizon saktë në portën e mbrojtur nga Unai Simón. Goli i parë i Gavi-t për këtë sezon pas dëmtimit të rëndë të gjurit.

Goli i dytë erdhi në pjesën e dytë, siç u përmend: rikuperimi i shkëlqyer i topit nga Iñigo Martinez, që më pas përfundoi në këmbët e Gavi, i cili shërbeu për Lamine Yamal, i cili me shumë klas kaloi Simón për të firmosur 2-0.