Pedri dhe Frenkie de Jong, të dy të dëmtuar, shpresonin të ktheheshin në kohë për të luajtur ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër PSG. Por, sipas Marca, Barcelona nuk do të rrezikojë dhe nuk do ta forcojë kthimin e tyre për të shmangur ndonjë dëmtim akoma më të rëndë. Të dy lojtarët së bashku kanë humbur 34 ndeshje në total këtë sezon: 19 Pedri dhe 15 de Jong.
“Do të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk kam një datë specifike apo një ndeshje specifike të rrethuar me të kuqe. Dua të luaj pjesën më të rëndësishme të sezonit me shokët e skuadrës sepse na presin ndeshje të mëdha”, deklaroi Pedri.
Por ka edhe lajme të mira për trajnerin Xavi, pasi është i gatshëm Ronald Araújo, i cili rikthehet pas një dëmtimi në kofshë dhe Andreas Christensen, i cili nuk ka luajtur dy ndeshjet e fundit për shkak të dhimbjes së tendinën e Akilit.