RTSH Sport Live

Barella dominon, Simeone kërkon zëvendësimin e tij

  • 21/02/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Barella dominon, Simeone kërkon zëvendësimin e tij
Episodi ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Gjesti i trajnerit argjentinas është tashmë viral në rrjetet sociale

Interi fitoi ndeshjen e parë të fazës së 16-shes të Ligës së Kampionëve, të luajtur në Meazza kundër Atletico Madridit. Ishte Arnautovic ai që vendosi ndeshjen, por ndër elementët që shkëlqeu më shumë ishte Barella. Mesfushori dominoi, duke u dëshmuar si një vlerë e shtuar për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Dominimi i Barellës u konfirmua nga një gjest elokuent i bërë nga Simeone. Lojtari i zikaltërve ndjeu dhimbje në gju gjatë posedimit të topit nga Interi dhe u ndal me dhimbje pranë stolit të Atletico Madridit. Trajneri argjentinas bëri menjëherë veprimin e zëvendësimit duke “shpresuar” që lojtari të dilte pasi deri në atë moment i kishte krijuar jo pak probleme skuadrës së tij. “Mashtrimi dinake” zgjati disa sekonda, duke pasur parasysh se Barella më pas vazhdoi ndeshjen rregullisht duke luajtur të gjithë nëntëdhjetë minutat.