RTSH Sport Live

Baresi: Rennes e rrezikshme, por Milani synon të fitojë Europa League

  • 18/12/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Baresi: Rennes e rrezikshme, por Milani synon të fitojë Europa League

“Nuk duhet të zgjedhim mes kampionatit dhe Europa League: duam që t’u shkojmë deri në fund të gjitha kompeticioneve për të fituar”. Zëvendës-presidenti i nderit i Milanit, Franco Baresi, flet pas shortit që vuri përballë kuqezinjve francezët e Rennes në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s.

“Nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, ekipet franceze janë gjithmonë të veçanta. Duhet të kemi mentalitetin e duhur për të shkuar deri në fund. Do të luhet në shkurt, ka kohë deri atëherë, shpresojmë që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët.

A kemi bërë hapa pas nga pritshmëritë që kishim? Kemi patur pak vazhdimësi, por e dinim që grupi i Champions League ishte i vështirë. Kampionati është në fillim, nëse kemi grupin e plotë mund të shqetësojmë çdo kundërtar”, ka thënë legjenda e klubit kuqezi Franco Baresi.