RTSH Sport Live

Bashkimi i Prizrenit, Kupën e Pavarësisë

  • 27/11/2023
  • |
  • Basketboll
Bashkimi i Prizrenit, Kupën e Pavarësisë
Kërkohet që aktiviteti të jetë i përvitshëm dhe me shumë skuadra pjesëmarrëse

Flamurtari dhe Bashkimi i Prizrenit janë ndeshur me tyre në Kupën e Pavarësisë në basketbollin për femra, që është zhvilluar këtë fundjavë në Vlorë. Ballë për ballë kanë qenë dy skuadrat kampione të Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll për femra, ndërsa është kërkuar që ky aktivitet të jetë i përvitshëm në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Përpara ndeshjes klubet kanë shkëmbyer dhuratat, kurse prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, dhe nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Klevis Kaso kanë vlerësuar aktivitetin në fjalë. Bashkimi i Prizrenit ka merituar Kupën e Pavarësisë duke fituar 73-57, kurse objektivi është që të ketë më shumë skuadra pjesëmarrëse në vitet në vazhdim.