RTSH Sport Live

Basketboll, Tirana U18 shpallet kampione e Shqipërisë për vajza

  • 13/04/2024
  • |
  • Basketboll
Basketboll, Tirana U18 shpallet kampione e Shqipërisë për vajza

Tirana Basket Under 18 fiton Kampionatin Kombëtar të basketbollit për vajza, pasi ka triumfuar në sfidën finale kundër Goga Basket në “Farie Hoti”.

Ndeshja ka qenë e bukur dhe e luftuar, por në fund kanë qenë vajzat bardheblu ato që kanë festuar.

57-53 është rezultati përfundimtar i sfidës dhe Tirana Basket U18 për vajza shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll.