Sipas lajmeve të fundit nga Gjermania, Bayern po kërkon një përforcim të nivelit të lartë për të mbështetur Harry Kane në sulm. Ndër emrat e konsideruar, spikat ai i Deniz Undav, sulmuesi 28-vjeçar që po bën përshtypje me Shtutgartin në Bundesligë. Paraqitjet e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e klubit bavarez, i cili raportohet se po mendon një transferim të mundshëm.
Për momentin, interesimi i Bayernit për Undav është vetëm një ide, lojtari ka një kontratë me Stuttgartin deri në qershor të vitit 2027. Kjo e bën të ndërlikuar çdo negociatë, duke pasur parasysh edhe fillimin e mbarë të sezonit të klubit gjerman, i cili madje u përball me Real Madridin gjatë ditës së parë të Champions League. Megjithatë, Bayern mund të vendosë të bëjë një ofertë në muajt e ardhshëm.