RTSH Sport Live

Befason Virc, pranë rinovimit me Leverkusen deri në 2028

  • 16/12/2024
  • |
  • Gjermani
Befason Virc, pranë rinovimit me Leverkusen deri në 2028

Florian Virc ka befasuar me zgjedhjen që ka bërë për të ardhmen. Siç dihej talenti gjerman i Leverkusen kishte tërhequr interesin e Bajernit të Mynihut, Mançester Sitit dhe Realit të Madridit.

Madje në ditët e fundit është thënë shpesh se në këtë garë, e cila udhëhiqej nga Bajerni i Mynihut, mund të futeshin edhe disa skuadra të tjera.

Por sot në Gjermani është raportuar nga “Kicker” se fantazisti i Leverkusen ka pranuar që të rinovojë me klubin e tij, i cili i ka ofruar një kontratë deri në 2028-ën. Nëse gjithçka do të konkretizohej atëherë tranferimi i Virc në 2025 do të ishte utopi. Si Virc dhe Leverkusen kanë rënë dakord që qëndrojnë bashkë për të paktën 12 muaj të tjerë.