RTSH Sport Live

Belgjikë, Meshelen zyrtarizon shkarkimin e Besnik Hasit

  • 06/03/2025
  • |
  • Kosova
Belgjikë, Meshelen zyrtarizon shkarkimin e Besnik Hasit

Ecuria e dobët e klubit të Meshelën ka një “viktimë”. Humbja minimale përballë Berschot nuk ka kaluar pa pasoja për Besnik Hasin, i cili nuk është më trajner i Meshelenit.

Hasi, i cili ishte emëruar në këtë detyrë gjatë nëntorit të vitit 2023, nuk do të jetë më trajneri i Meshelenit. Klubi në fjalë gjatë ditës së sotme është stërvitur nga tekniku i përkohshëm Frederik Fred Vanderbiest.

Më parë 53-vjeçari nga Gjakova ka drejtuar ekipe si Al-Ahli, Al-Raed, Olimpiacos, Legia Varshava dhe Anderleht.