Mentor Mazrekaj është protagonisti absolut i Besës në fitoren 3-0 përballë Kastriotit. 35-vjeçari ka shënuar tre gola në portën e krutanëve, duke i dhuruar një tjetër trepikësh të artë skuadrës kavajase.
Besa merr fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes së Kategorisë së Parë me pikë të plota (12 pikë) pas 4 ndeshjeve të luajtura.
Të besuarit e Josës vuajnë derisa zhbllokojnë ndeshjen, më pas dominojnë kundërshtarin dhe marrin suksesin e radhës. Në ndeshjen tjetër të ditës, Vora ka mundur në shtëpi 2-1 Valbonën.