Besëlidhja e Lezhës ka arritur një tjetër sukses në sezonin e ri të basketbollit në Shqipëri. Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali, pas fitores që mori përballë Teutës një javë më parë, kaloi sot një tjetër pengesë siç ishte Kamza. Formacioni i Eni Llazanit u dorëzua pa shumë zhurmë duke fituar vetëm një nga tre periodat.
Takimi i transmetuar direkt në RTSH Sport përfundoi me shifrat 100/69. Ekipi i Besëlidhjes nuk diskutoi për asnjë moment këtë sukses duke fituar periodën e parë (27-21), të tretën (28-20) dhe të katërtën (29-8). Në të dytën ekipi mik arriti që të kundërpërgjigjej me shifrat 20-16.
Lojtari më i mirë për Besëlidhjen ishte Filbert Uolton Uiks me 23 pikë ndërkohë që kontribut me rëndësi dhanë edhe Shestani (19 pikë) dhe Blejk Sharl Markuard (16 pikë). Për të arritur fitoren e thellë ekipit të Besëlidhjes i erdhi në ndihmë edhe stoli pasi lojtarë si Beqo dhe Prodani, shënuan respektivisht 8 dhe 7 pikë.
Për ekipin e Kamzës nuk mjaftuan Zahir Kristian Porter (18 pikë) dhe Domenik Majkëll Kejes (nisi lojën nga stoli, por e mbylli me 16 pikë).