RTSH Sport Live

Besëlidhja, kampione e Shqipërisë

  • 25/05/2024
  • |
  • Basketboll
Besëlidhja, kampione e Shqipërisë
Skuadra lezhjane ka triumfuar përballë Teutës në finalen e play-off-it

Besëlidhja ka siguruar titullin kampion për sezonin 2023/2024 në basketboll për meshkuj. Lezhjanët fituan të shtunën në mbrëmje dhe në ndeshjen e katërt përballë Teutës, 105-67, në finalen e play-off, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. 4-0 rezultati i përgjithshëm dhe titulli kampion për herë të parë në historinë e këtij klubi.

Në fakt, në katër sfidat e luajtura, skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali ka arritur të dominojë bindshëm. Në sfidën e sotme dukej një formalitet, me skuadrën lezhjane që arriti të shkëputet që në fillim të takimit duke ruajtur diferencën deri në fund për një rezultat të përgjithshëm 105-67.

Finalet:

Ndeshja 1, Besëlidhja – Teuta, 103-72

Ndeshja 2, Teuta – Besëlidhja, 75-91

Ndeshja 3, Besëlidhja – Teuta, 106-65

Ndeshja 4, Teuta – Besëlidhja, 67-105