RTSH Sport Live

Boksi shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Mjeshtri i Sportit Halil Petrela

  • 12/11/2024
  • |
  • Të tjera
Boksi shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Mjeshtri i Sportit Halil  Petrela

Boksi shqiptar është në zi pasi një sportist i njohur i viteve ’60 si Halil Petrela ka ndërruar jetë.

I datlindjes 1944, ai rrjedh nga një familje atdhetare dhe patriote. Përfundoi studimet në Politeknikumin "7 Nëntori", dega elektrike, dhe më vonë edhe Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimit.

Në moshën 15-vjeçare nisi të ushtronte sportin e boksit në klubin sportiv 17 Nëntori, me trajner Mjeshtrin e Madh Ahmet Golemi. Qysh në moshë fare të re, ai u shqua për talentin dhe vullnetin e madh për sportin e boksit. Shumë shpejt arriti rezultate të larta: Dy herë kampion kombëtar për të rinj dhe në vitet 1962 dhe 1963 u shpall kampion kombëtar për të rritur duke fituar edhe Kupën e boksierit më teknik të kampionatit në vitin 1962. Halil Petrela ishte anëtar i Kombëtares së Shqipërisë.

Do të kujtohet jo vetëm si një talent i këtij sporti, por edhe si një njeri fisnik, tamam përfaqësues i denjë i familjes së vjetër tiranase, Petrela.