RTSH Sport Live

Boston shpallet kampion i NBA

  • 18/06/2024
  • |
  • Basketboll
Boston shpallet kampion i NBA

Boston Celtics janë kampionë të NBA-së për sezonin 2023-24. 16 vjet pas herës së fundit, Boston Celtics rikthehen në krye të NBA-së duke fituar titullin e 18-të në historinë e tyre.

Celtics dominojnë ndeshjen e 5-të ndaj Dallasit nga fillimi në fund duke qenë gjithmonë në avantazh, duke dominuar Mavericks në çdo aspekt të lojës dhe duke vulosur një sezon me 80 fitore dhe 21 humbje midis sezonit të rregullt (64-18) dhe Play Off-its (16-3).

Lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen e 5-të është padyshim Jayson Tatum, i cili qëndron në fushë për 45 minuta, duke përfunduar takimin me 31 pikë dhe 11 asistime.