RTSH Sport Live

Braktisën ndeshjen, Olympiacos B akuzon shefin e arbitrave anglez si të korruptuar

  • 21/12/2022
  • |
  • Rajoni
Braktisën ndeshjen, Olympiacos B akuzon shefin e arbitrave anglez si të korruptuar

Ish-arbitri anglez Steve Bennett është në qendër të kritikave në Greqi. Numri një i xhaketave të zeza në Hellas Football Federation është akuzar nga Olympiacos B se ka zgjedhur, për ndeshjen që do të luanin kundër Kallithea-s, arbitra të korruptuar.

Protesta – Në formë proteste Olympiacos B ka braktisur në mes takimin që po luanin me skuadrën nga Athina. Ekipi bardhekuq ka vendosur në dhomat e zhveshjes, mes dy pjesëve, që të protestojë në këtë mënyrë përballë vendimit të kryesorit, i cili u anulloi një gol.

Episodi – Ndeshja nisi në favor të miqëve nga Pireu, të cilët kaluan në vantazh të parët. Më pas vendasit nga Athina shënuan dy herë ndërkohë që Olympiacos barazoi falë një autogoli të mbrojtësit kundërshtar. Kryesori ndërhyri dhe anulloi golin duke vërshëllyer goditje dënimi kundër Olympiacos-it edhe pse nga përsëritja u duk qartë se mbrojtësi i Kalithea-s kishte prekur topin me dorë.