RTSH Sport Live

Brazil-Argjentinë mund të luhet në… “ferr”

  • 20/11/2023
  • |
  • Futboll Bota
Brazil-Argjentinë mund të luhet në… “ferr”
Në Rio janë rregjistruar temperatura deri në 60° celcius

Si të mos mungonte rivaliteti i madh Brazilit dhe Argjentinës, për të ndezur “Maracaná”-n mendon edhe moti. Sinoptikanët në Brazil kanë parashikuar temperertura të larta të mërkurën e 22 nëntorit.

Vetëm tri ditë përpara këtij dueli në Rio de Zhaneiro termometri shënoi 60° celcius. Sipas Institutit të Meterologjisë këto ditë pritet edhe një rrymë e ftohtë e cila do ta bëjë edhe më të pa qëndrueshme klimën në shtetin e Rios, ku priten edhe shtrëngata të forta të paktën deri ditën e diel.

Mësohet se për ditën e takimit, i cili nis në orën 01:30, Në Rio gjatë ditës temperaturat do të arrijnë deri në 35° celcius ndërsa gjatë ndeshjes mendohet se do të zbresin disi deri në 26° celcius.