RTSH Sport Live

Brighton-City 1-1, De Zerbi siguron Europa League

  • 24/05/2023
  • |
  • Angli
Brighton-City 1-1, De Zerbi siguron Europa League
Qytetari përpara me Fodenin, vendasit barazuan me Encison. Në finale goli i anulluar për Haaland

Dy gola të shënuar, dy të anuluar dhe një seri e gjatë mundësishë dhe emocionesh. Sfida mes Brighton dhe Manchester City, rikuperimi i javës së 32-të të Premier League, dhuroi emocione dhe argëtim dhe u mbyll me rezultatin 1-1. Kampionët e rinj të Anglisë dhe kundërshtarët e radhës të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve u ndalën nga skuadra e drejtuar nga De Zerbi, që feston kualifikimin matematikor në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të falë një goditjeje me kokë të Fodenit pas asistimit të Haaland. Vendasit shohin fillimisht të anuluar një gol të Mitomës, më pas e gjejnë barazimin në fund të pjesës së parë falë Enciso. Në finale goli i anuluar për Haaland pas ndërhyrjes së Var për një faull në fillim të aksionit.