RTSH Sport Live

Broja: Gjermani 2024 me sjell buzëqeshjen, i tregoj botës se çfarë jam i aftë të bëj

  • 05/06/2024
  • |
  • Angli
Broja: Gjermani 2024 me sjell buzëqeshjen, i tregoj botës se çfarë jam i aftë të bëj

Armando Broja ka qenë në fokusin e “The Athletic”. Sulmuesi shqiptar i është prezantuar lexuesve të prestigjozes vetëm pak ditë përpara “Gjermani 2024”. Broja shpjegon se ky event do të jetë një mundësi e artë për t’iu prezantuar globit…

“Djali i Blerinës dhe Xhevahirit, i lindur në një qytezë të vogël në perëndim të Londrës në 2001, Broja është pjesë e listës provizore të Silvinjos për ‘Euro 2024’”, prezanton “The Athletic” sulmuesin e Çelsit.

“Pjesëmarrjen në Europian është një mundësi për mua që t’i tregoj të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj. Sa herë që mendoj për këtë aventurë më sjell buzëqeshje. Kam ëndërruar të gjithë jetën që të jem pjesë e diçkaje si kjo”, tregon Broja.   

“Kam shumë për të treguar si vetvetes edhe të tjerëve. Në futboll ka shumë kritika pasi njerëzit gjithmonë dyshojnë, ata kujtojnë vetëm ndeshjet e dobëta. Kënaqësia e vërtetë e futbollit është që të kalosh këto vështirësi. Do të përdor si karburant për treguar se kush jam të gjithë negativitetin e treguar karshi meje. Unë jam rikthyer pas një dëmtimi të gjatë dhe tani do të kem mundësi që të tregoj se kush jam përballë disa prej kombëtareve më të mira të globit”, tregon Broja.