RTSH Sport Live

Broja lë pas dëmtimin, Evertoni nuk rrezikon me sulmuesin shqiptar

  • 11 orë para
  • |
  • Angli
Broja lë pas dëmtimin, Evertoni nuk rrezikon me sulmuesin shqiptar

Më në fund lajme të mira për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas krahëve dëmtimin në tendinën e Akilit dhe ka nisur të stërvitet me shokët e skuadrës.

Fillimisht u mendua se tekniku i Evertonit do ta grumbullonte sulmuesin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Brentford, por duket se drejtuesit e klubit nuk duan të rrezikojnë, prandaj 23-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U21, që luan të hënën.

23-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me Evertonin, klub ku u huazua nga Çelsi gjatë merkatos së verës, por tashmë rikthimi në fushë është më pranë se kurrë.