RTSH Sport Live

Broja mbetet në Angli, Evertoni shumë pranë firmës me sulmuesin shqiptar

  • 23/06/2024
  • |
  • Angli
Broja mbetet në Angli, Evertoni shumë pranë firmës me sulmuesin shqiptar

Evertoni ka interes konkret për blerjen e sulmuesit shqiptar të Çelsit, Armando Broja. Skuadra angleze synon të përforcojë repartin e avancuar dhe 22-vjeçari kuqezi është alternativa parësore.

Wolves dhe AC Milan po tregojnë gjithashtu interes të madh për blerjen e Brojës, i cili ka një kontratë në Stamford Bridge deri në vitin 2028.

Sipas mediave britanike Everton është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 25 milionë paundësh për ta sjellë Brojën në “Goodison Park”.