RTSH Sport Live

Broja ndez merkaton, West Ham dhe Wolves synojnë sulmuesin kuqezi

  • 19/04/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Broja ndez merkaton, West Ham dhe Wolves synojnë sulmuesin kuqezi

E ardhmja e Armando Brojës mbetet për tu shkruar. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen dot hapësira te Fulham, skuadër ku u huazua nga Chelsea gjatë merkatos së janarit. Është e sigurt që Broja do të largohet nga Fulham në përfundim të sezonit, por me shumë mundësi sulmuesi do të mbyllë edhe aventurën te Chelsea.

Londinezët kanë nevojë për para, prandaj presin që të arkëtojnë disa miliona nga shitja e Brojës. 22-vjeçari shqiptar kërkohej nga shumë skuadra në janar, por West Ham dhe Wolves janë dy skuadrat që vazhdojnë ta monitorojnë Brojën.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano shkruan se “ujqërit” synojnë që të blejnë kartonin e Brojës në merkaton e janarit, ndërsa pak ditë më parë mediat britanike shkruanin se edhe West Ham dëshiron të bëjë të vetin sulmuesin, madje synon që të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit nga “blutë”.

Midis këtyre dy ekipeve, Broja do të preferonte West Hamin, jo vetëm për cilësinë e skuadrës, por edhe për faktin që do të mbetej në qytetin e Londrës.