RTSH Sport Live

Brunild Pepa mban Lushnjën në Kategorinë e Parë

  • 23/05/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Brunild Pepa mban Lushnjën në Kategorinë e Parë
Shënon me kokë në të 20’ dhe i jep fitoren verdhejeshilëve përballë Valbonës

Brunild Pepa mban Lushnjën në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra lagunare ka dalë fituese në përballjen me Valbonën në “Elbasan Arena”. Goli i vetëm i këtij takimi është vulosur në të 20’, atëherë kur pas një krosimi nga e djathta, Pepa gjen kohën e duhur për të mposhtur me një gjuajtje me kokë portierin Braho. Pas golit tropojanët janë mundur të gjejnë barazimin. Madje duke lënë dhe hapësira nga pas, gjë të cilën mund ta kishte shfrytëzuar më mirë Lushnja, që sidomos në pjesën e dytë ka patur momentet e veta për të shënuar.

Megjithatë 1-0 dhe Lushnja në Kategorinë e Parë. Ndeshja e radhës do të jetë Pogradeci – Burreli, që të premten do të luhet në stadiumin e Rrogozhinës duke nisur nga ora 16:00. Ndeshja mes Lushnjës dhe Valbonës ka patur dhe tensione në fund, por gjithsesi të dy palët janë ndarë në paqe dhe kanë pranuar verdiktin e asaj që ka ndodhur në “Elbasan Arena” në ndeshjen e cila erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.