Është luajtur të shtunën java e parë e Kategorisë së Parë, sezoni 2024/2025. Burreli ka dhuruar surprizën më të madhe të kësaj jave duke marrë një fitore 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit. Në sfidën që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, vlonjatët kaluan të parët në avantazh me anë të Fernando 21’. Por skuadra matjane arriti të vendosë barazpeshën në minutën e 30-të me anë të Ferrukut. Surpriza mban emrin e Hotit, i cili në minutën e 50-të i dhuroi avantazhin 2-1 Burrelit, rezultat që mbeti më fuqi deri në fund.
Në sfidën mes Vorës dhe Apolonisë, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2, gjithçka u vendos në pjesën e parë nga një gol i shënuar nga Kasalla në minutën e 32-të, që i dhuroi tri pikë skuadrës vendase në këtë javë të parë.
Në ndeshjet e tjera, Besa ka arritur të fitojë në transfertë përballë Valbonës me rezultatin 2-0. Barazim 0-0 mes Korabit dhe Lushnjës, ndërsa Pogradeci ka mposhtur me rezultatin 3-1 Kastriotin. Fiton edhe Kukësi, 1-0 përballë Erzenit.
Java e Parë
Flamurtari-Burreli(RTSH Sport) 1-2
Shënues: Fernando 21'/Ferruku 30', Hoti 50'
Vora-Apolonia(RTSH2) 1-0
Shënues: Kasalla 32'
Kukësi-Erzeni 1-0
Shënues: Beshiraj 78'
Valbona-Besa 0-2
Shënues: Oliveira 64', Farruku 74′ (autogol)
Korabi-Lushnja 0-0
Pogradeci-Kastrioti 3-1
Shënues: Panadic 24', Pengu 72', Pius86'/ Ajazi 76'