RTSH Sport Live

Cafu detyrohet të shesë supervilën

  • 06/12/2023
  • |
  • Gosip
Cafu detyrohet të shesë supervilën
Sipas portalit brazilian Uol, ish-mbrojtësi brazilian po humbet shtëpinë e tij e cila ka gjashtë suita, një pishinë, një fushë futbolli dhe një sallë kinemaje.

Probleme në sfond për Cafu, ish-mbrojtësin e Romës dhe Brazilit. Sipas portalit Uol, super vila që ai ka në Sao Paulo është nxjerrë në ankand për rreth 4.7 milionë euro (edhe nëse vlera është rreth 7.5 milionë) për shkak të një borxhi të vjetër të papaguar. Prona, e vendosur në Alphaville Residencial 2, përbëhet nga gjashtë suita, pishinë, fushë futbolli, sallë kinemaje, dhomë lojërash dhe sauna. Të gjitha në një truall prej 2581 m2. Cafu do të ketë 45 ditë pune për të liruar shtëpinë e tij pasi ankandet e mëparshme dështuan.

Urdhri për të nxjerrë në ankand pronën, sipas Uol, u lëshua pas një aksioni në shkurt 2018 ndaj një kompanie në pronësi të Cafu. Ish-mbrojtësi i krahut u përpoq të shmangë humbjen e vilës së tij duke pretenduar se jeton atje me familjen dhe dëshiron të shlyejë borxhin. Por gjyqtarët nuk e pranuan kërkesën.