RTSH Sport Live

Calhanoglu: Pirlo nuk mbronte si unë

  • 30/04/2024
  • |
  • Itali
Calhanoglu: Pirlo nuk mbronte si unë
“Frymëzohem më shumë nga mesfushorët si Gerrard, Lampard apo Xabi Alonso”

Hakan Calhanoglu, duke folur për Copa90, shpjegoi evolucionin e mënyrës së tij të lojës te Interi: "Gjithçka filloi kundër Barcelonës vitin e kaluar në Cahmpions. Brozovic u dëmtua dhe trajneri Inzaghi më bëri të vendosem në regji edhe pse të gjithë më njihnin si një mesfushor sulmues".

Më pas për lojtarët që luajtën në rolin e tij: "Unë kam idhuj, kam parë lojtarë si Pirlo që megjithatë nuk mbronte si unë. Mendoj se frymëzohem më shumë nga mesfushorët si Gerrard, Lampard apo Xabi Alonso, pavarësisht se thjesht dua të jem vetvetja”.