RTSH Sport Live

Castro befason Atalantën, Bologna në çerekfinale

  • 9 orë para
  • |
  • Itali
Castro befason Atalantën, Bologna në çerekfinale
Italiano i rikthen kuqeblutë në mesin e 4 më të mirëve 26 vjet pas herës së fundit

Bologna mposht Atalantën 0-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe fluturon në aktin e parafundit të kompeticionit, ku do të takohet me njërën mes Juventusit dhe Empolit.

Emilianët vuajtën për një kohë të gjatë nga cilësia e lojës së vendasve, por nuk hoqën dorë nga sulmi dhe presioni ndaj kundërshtarëve, duke u shpërblyer dhjetë minuta nga fundi.

Goli vendimtar u shënua nga Kastro, sapo erdhi nga pankina, duke përfituar nga një goditje dënimi të Lykogiannis. Për kuqeblutë është një rikthim në gjysmëfinale 26 vjet pas herës së fundit.