“Jam i lodhur, kam qëndruar për shumë kohë larg familjes. Kam vendosur të mos kandidoj në 2027-ën”. Aleksandër Ceferin ka habitur sot të pranishmit në Kongresin e UEFA-s ku njëri prej amendamenteve ishte bërë pikërisht që t’i mundësonte rikandidimin.
“Nuk u kam komunikuar këtë vendim pasi doja që të mos influencoja Kongresin. Jam larg familjes prej gjashtë vitesh dhe do të vazhdoj të jem edhe për tri vite të tjerë. Kam një jetë të bukur përtej futbollit dhe për këtë motiv kam vendosur të mos kandidoj më për këtë post”, tha 55-vjeçari, i cili drejton UEFA-n prej 2016-ës.