RTSH Sport Live

Çeki-Shqipëri, zbardhen formacionet

  • 07/09/2023
  • |
  • Kombëtarja
Çeki-Shqipëri, zbardhen formacionet
Luhet në “Fortuna Arena”, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024

Përfaqësuesja kuqezi, gati për sfidën me Çekinë, e cila do të nisë në orën 20:45 në “Fortuna Arena”. Është kjo ndeshja e katërt në Grupin E, çekët mbajnë vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e dytë me 6 pikë. Ndërkohë, janë bërë të ditur emrat e lojtarëve që do të zbresin në fushën e lojës që nga minuta e pare. 

Bie në sy mungesa e Uzunit dhe Balliut, ndërkohë që Mitaj do të mbulojë krahun e majtë, ndërsanë  sulm, bashkë me Asanin e Cikalleshin do të jetë Seferi. Shiriti i kapitenit i është besuar Gjimshitit.

ÇEKI-SHQIPËRI

ÇEKIA: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara. Trajner: J.Shilhavi

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Bajrami, Asani, Cikalleshi. Trajner: Silvinjo