RTSH Sport Live

Çelsi paguan roje private për talentin nga Ekuadori

  • 18/01/2024
  • |
  • Të tjera
Çelsi paguan roje private për talentin nga Ekuadori

Çelsi ka punësuar disa roje private në Ekuador për të mbrojtur Kendri Páez dhe familjen e tij. Talenti 16-vjeçar i Çelsit, i cili nuk transferohet në Angli përpara se të mbushë 18 vjeç, do të ruhet nga disa roje private.

Sipas “Telegraph” një privilegj të tillë do ta kenë edhe të afërmit e lojtarit. Po i njëjti burim tregon se Çelsi ka bërë të njëjën gjë edhe për familjarët e Moisés Kaisedo, të cilët jetojnë në Ekuador.

Kendry Paéz ka debutuar shkurtin e kaluar në Divizionin e Parë me Independiente del Valle. Ai udhëhoqi vitin e kaluar përfaqësuesen e moshave deri në 17-vjeç në finalen e Kupën së Botës.