RTSH Sport Live

Çështja “Mbappé”, kush është avokatja e mësuar me çështjet e ndjeshme

  • 16/10/2024
  • |
  • Të tjera
Çështja “Mbappé”, kush është avokatja e mësuar me çështjet e ndjeshme

Penalistja e zgjedhur nga Kylian Mbappé për ta mbrojtur nga akuzat që i kanë ngritur në Suedi është njëra nga më të njohurat në Francë me një eksperiencë me mbi 30 vite. Bëhet fjalë për Marie-Alix Canu-Bernard, e cila është e njohur për mbrojtjen e atyre që bëjnë ligjin ose që e zbatojnë atë, dhe që ndonjëherë devijojnë prej tij deri në atë pikë sa e gjejnë veten në telashe me ligjin...

Ajo ishte avokate e disa policëve të mëdhenj, prefektëve, avokatëve por edhe magjistratëve. Ajo ka mbrojtur Bernard Squarcini, ish-shefin e inteligjencës franceze, i cili akuzohej se kishte monitoruar François Ruffin.

Gjithashtu ajo mbrojti edhe një drejtues të EDF-së, i cili ishte i dyshuar se ka spiunuar një element të “Greenpeace”. Ajo mbrojti edhe një gjyqtar të Parisit, i cili ishte i implikuar për përdhunimin e gjyqtares Marie-Paule Moraçhini.

Ajo mbështeti edhe magjistratin e lartë Gilbert Azibert, në të ashtuquajturën afera të “përgjimit”, e cila përfundoi me një dënim me burg për ish-Presidentin e Republikës, Nicolas Sarkozy. Me pak fjalë, avokatja njeh situata të pazgjidhshme, veçanërisht ato në të cilat klientët e saj janë edhe nën zjarrin mediatik.